Regjim i veçantë trafiku sot dhe nesër në Shkup

Sot dhe nesër në Shkup do të ketë regjim të veçantë trafiku për shkak të mbajtjes së takimit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, transmeton Portalb.mk. “SPB Shkupi njofton qytetarët se më 30.06.2025 (e hënë) dhe 01.07.2025 (e martë) për shkak të mbajtjes së takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor, Njësia e Sigurisë në […]

qershor 30, 2025 - 13:15
 0
Regjim i veçantë trafiku sot dhe nesër  në Shkup
Policia e RMV-së, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Sot dhe nesër në Shkup do të ketë regjim të veçantë trafiku për shkak të mbajtjes së takimit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, transmeton Portalb.mk.

“SPB Shkupi njofton qytetarët se më 30.06.2025 (e hënë) dhe 01.07.2025 (e martë) për shkak të mbajtjes së takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor, Njësia e Sigurisë në Trafikun Rrugor në SPB Shkup do të marrë masa për një regjim të veçantë trafiku në rrugët e zonës më të gjerë qendrore të qytetit të Shkupit”, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

SPB Shkup u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë urdhrat e dhëna nga zyrtarët e uniformuar të policisë.