Pas ndryshimeve ligjore, në rrjedhë është thirrja e re për shujtat e subvencionuara të studentëve në RMV
Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpalli thirrje të re për aplikime për ushqime të subvencionuara të studentëve, pasi muajin e kaluar u miratuan ndryshimet ligjore për zgjerimin e fushës së studentëve që kanë të drejtë për ushqim të subvencionuar të studentëve, transmeton Portalb.mk. Sipas ndryshimeve ligjore, të drejtën e ushqimit të subvencionuar tashmë e kanë […]


Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpalli thirrje të re për aplikime për ushqime të subvencionuara të studentëve, pasi muajin e kaluar u miratuan ndryshimet ligjore për zgjerimin e fushës së studentëve që kanë të drejtë për ushqim të subvencionuar të studentëve, transmeton Portalb.mk.
Sipas ndryshimeve ligjore, të drejtën e ushqimit të subvencionuar tashmë e kanë studentët me kohë të plotë të regjistruar në ciklin e parë ose të dytë të studimeve, si dhe studimet e integruara në universitetet shtetërore dhe private në vend, të cilët janë shtetas të Maqedonisë dhe që për ndonjë arsye nuk kanë të ardhura mujore më të larta se paga minimale neto për vitin aktual.
Me fjalë të tjera, nuk është më kërkesë që studentët të mos jenë të punësuar rregullisht dhe të mos regjistrohen si fermerë individualë.
Studentët që plotësojnë kushtet dhe që nuk kanë aplikuar mund të dorëzojnë aplikimin në mënyrë elektronike përmes portalit “e-uslugi”, jo më vonë se data 16 prill (e mërkurë).
Ministria e Arsimit njofton se nga data 1 deri në datën 5 të çdo muaji për vitin akademik 2024/2025 do të zgjasë afati për aplikimin e studentëve për ushtrimin e të drejtës së ushqimit të subvencionuar studentor.
Të gjithë studentët që kanë arritur të drejtën për ushqim studentor do të fillojnë të marrin fondet në muajin pas përfundimit të muajit në të cilin kanë aplikuar për të drejtën e ushqimit të studentëve.
Studentët që kanë nevojë për mbështetje gjatë aplikimit mund të kontaktojnë në adresën vijuese: [email protected].
Ushqimi i subvencionuar i studentëve është mbështetje financiare në shumë prej 140 denarë, të cilën studenti e merr nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për blerjen e ushqimit të përgatitur. Përdoruesit kanë të drejtë të përdorin shërbimet nga e hëna deri të shtunën. Nëse përfituesi i vaktit të subvencionuar të studentëve nuk e shfrytëzon të drejtën e vaktit të subvencionuar të studentëve në periudhën nga e hëna deri të shtunën, shuma e vaktit të subvencionuar të studentëve do të jetë e disponueshme për përdorim në llogarinë e tij deri në fund të javës aktuale, duke përfshirë të shtunën. Përdoruesi nuk mund të ushtrojë të drejtën e ushqimit të subvencionuar të studentëve në periudhën nga 1 korriku deri më 1 tetor në vitin në të cilin është fituar e drejta e ushqimit të subvencionuar të studentëve, si dhe gjatë festave zyrtare dhe ditëve jopune.
Thirrjen e plotë për aplikime për ushqime të subvencionuara të studentëve e gjeni në këtë link.