Nismat qytetare kërkojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor: Po bëhemi si Koreja e Veriut, atje nuk ka të pavarur

Nismat qytetare të Maqedonisë së Veriut si: Shansi për Qendrën, Qytet i Gjelbër Human, Të Pavarur për Karposhin, Ndryshe- Manastir, Të Gjelbrit e Gazi Babës, Më mirë për Tetovën dhe “STIGA E, Strumicë, Novo Sellë dhe Bosillovë, dorëzuan sot kërkesë deri te Parlamenti dhe Ministrisë e Drejtësisë për të bërë ndryshime urgjente në Kodin Zgjedhor. […]

maj 30, 2025 - 16:45
 0
Nismat qytetare kërkojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor: Po bëhemi si Koreja e Veriut, atje nuk ka të pavarur
Nismat qytetare të Maqedonisë së Veriut: Shansi për Qendrën, Qytet i Gjelbër Human, Të Pavarur për Karposhin, Ndryshe- Manastir, Të Gjelbrit e Gazi Babës, Më mirë për Tetovën dhe “STIGA E, Strumicë, Novo Sellë dhe Bosillovë/ Foto: Portalb.mk

Nismat qytetare të Maqedonisë së Veriut si: Shansi për Qendrën, Qytet i Gjelbër Human, Të Pavarur për Karposhin, Ndryshe- Manastir, Të Gjelbrit e Gazi Babës, Më mirë për Tetovën dhe “STIGA E, Strumicë, Novo Sellë dhe Bosillovë, dorëzuan sot kërkesë deri te Parlamenti dhe Ministrisë e Drejtësisë për të bërë ndryshime urgjente në Kodin Zgjedhor. Nismat kërkojnë që të përfshihen në Grupin e Punës që do të formulojë dispozitat për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor, shkruan Portalb.mk. 

Përmes një konference për media, nismat qytetare kërkuan që të vendoset kusht prej maksimumi 50 nënshkrimesh të mbledhura për listat e pavarura të kandidatëve. 

“Të lejohet mbledhja e nënshkrimeve në terren dhe jashtë zyrave të KSHZ-së, si në vendet evropiane. Të rritet periudha për mbledhjen e nënshkrimeve në 30 ditë. Të lejohet që emri i listave të këshilltarëve të pavarur të tregohet plotësisht në fletëvotim, dhe jo vetëm emri i bartësit si më parë. Të sigurohet barazia midis të gjithë protagonistëve politikë në përcaktimin e renditjes së listës së vetme të kandidatëve për zgjedhjen e presidentit, anëtarëve të parlamentit, anëtarëve të këshillit ose kryetarit të komunës, me anë të hedhjes së shortit. Të zbatohet detyrimi ligjor për qasje në listën e votuesve për të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje, përfshirë të pavarurit dhe të ndryshohet dispozita për qasjen në hapësirën mediatike dhe financimin e fushatës zgjedhore”, thuhet në qëndrimin e tyre drejtuar institucioneve përkatëse.   

Kujtomë se, që kur Gjykata Kushtetuese shfuqizoi nenin në kodin zgjedhor që e rriti pragun për mbledhjen e nënshkrimeve për listat e pavarura në 1%, të pavarurit kërkojnë ndryshime që do t’u lejonin atyre të emëronin kandidatë me rreth pesëdhjetë nënshkrime. Nëse deri më tani për të hyrë në garë për deputetë nevojiteshin të paktën 1000 nënshkrime të qytetarëve pavarësisht numrit të votuesve të regjistruar në njësinë zgjedhore ku garon, tani numri i nënshkrimeve që duhet të mbledhin listat e kandidatëve të pavarur do të përcaktohet nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në zonën zgjedhore. 

Vështirësimi i procedurës së kandidatëve të pavarur është tregues se Maqedonia e Veriut totalisht ka injoruar rekomandimet e OSBE-së të cilat prekin financimin e partive politike, kandidatëve dhe mediave, ndërsa përfituesit më të mëdhenj do vijojnë të jenë partitë e mëdha politike.