Nga kodrat dhe malet deri te dyqanet dhe apartamentet, ja çfarë posedon Kisha Ortodokse e RMV-së
Kur ndalojmë në portin e Ohrit dhe shikojmë në jug drejt majës së Galiçicës pak njerëz e dinë se rreth një e treta e atij mali mbi fshatrat Trpejcë dhe Ljubanishtë, bashkë me pikën më të lartë – maja e Magaros, është në pronësi të Kishës Ortodokse të Maqedonisë – Kryepeshkopata e Ohrit, tregon baza e […]


Kur ndalojmë në portin e Ohrit dhe shikojmë në jug drejt majës së Galiçicës pak njerëz e dinë se rreth një e treta e atij mali mbi fshatrat Trpejcë dhe Ljubanishtë, bashkë me pikën më të lartë – maja e Magaros, është në pronësi të Kishës Ortodokse të Maqedonisë – Kryepeshkopata e Ohrit, tregon baza e të dhënave “Pronat fetare nën llupë“ të krijuar nga BIRN bazuar në të dhënat nga uebfaqja e Agjencisë së Kadastrës, transmeton Portalb.mk.
Ai nuk është mali i vetëm që KOM-KO e ka në pronësi. Një pjesë e madhe e shpateve të Jabllanicës në perëndim të rrugës Strugë-Dibër drejt kufirit me Shqipërinë, gjithashtu i përkasin bashkësisë më të madhe fetare në Maqedoni.
Nga pyjet, livadhet dhe kullotat, te arat dhe prona të tjera bujqësore, shtretër lumenjsh dhe gurishte, e deri në apartamente dhe dyqane në vende tërheqëse në qendrat urbane. E gjitha kjo është e shënuar në kadastër si pronë me të cilën menaxhon kisha, më së shpeshti si pronare ose me të drejtën e fituar të pronësisë, ndërsa me një pjesë shumë të vogël me të drejtë shfrytëzimi.
Kisha më e madhe se tre komuna bashkë
Baza e të dhënave e “Objekteve fetare nën llupë” e krijuar nga BIRN, bazuar në të dhënat e disponueshme në faqen e internetit të Agjencisë së Kadastrës, tregon se ekzistojnë gjithsej 14.757 pjesë individuale të pasurive që figurojnë në emrin e Kishës Ortodokse të Maqedonisë-Kryepeshkopata e Ohrit. Nga këto 789 janë në pronësi të përzier, domethënë përveç kishës si bashkëpronarë paraqiten qytetarë, kompani ose shteti. Diku pjesa e KOM-it në ato prona është e vogël, ndërsa në vende të tjera është dominuese. Kjo do të thotë që ka 13.968 pjesë të veçanta të pasurive ku ajo paraqitet si institucioni i vetëm që ka të drejta mbi to.
Ato nuk janë të gjitha prona të veçanta në vende të ndryshme. Ka raste kur një parcelë është e ndarë në dy ose më shumë pjesë që kanë numra të veçantë kadastralë dhe janë të shënuara si prona të veçanta, ndërkohë që imazhet satelitore tregojnë se është një pronë kompakte (p.sh. arë, vresht ose pemishte).
Nga ana tjetër, në vendet ku janë ndërtuar objekte çdo kat, hapësirë ndihmëse, shkallë, ballkone dhe elementë të tjerë, si dhe toka poshtë ndërtesës dhe hapësirës përreth, janë regjistruar si prona të veçanta. Kjo do të thotë që për një shtëpi mund të ketë pesë ose gjashtë pika të veçanta të shënuara në kadastër, por përsëri ajo është një pronë.
Gjithsej kisha ka në pronësi rreth 9.000 lokacione në qytete, fshatra, fusha dhe male në të gjithë Maqedoninë. Te disa prej tyre si bartës i të drejtës së pronësisë është shënuar KOM-KO, në të tjerat është ndonjë nga dioqezat, dhe në të tretat ndonjë kishë e vetme lokale ose manastir.
Cila është sipërfaqja e kësaj prone? Gjithsej, kisha ka të drejta të plota ose të pjesshme mbi një sipërfaqe prej pothuajse 143 milionë metrash katrorë, ose 143 kilometra katrorë. Kjo është një territor dy herë e gjysmë më i madh sesa shteti i San Marinos.
Nga këto, rreth 95 milionë janë pronë në të cilën KOM-KO është pronar ekskluziv ose shfrytëzues, dhe rreth 48 milion janë në pronësi të përbashkët. Pjesëmarrja e përgjithshme e kishës në pronat e zakonshme është rreth 12 %, që do të thotë se nëse ato ndaheshin në mënyrë ideale me një formulë matematikore, kisha do të shtonte rreth gjashtë milion metra katrorë në pronësi.
Nëse mblidhet prona e përgjithshme e KOM-KO në një vend, do të krijohej territor pak më i madh se komunat e Karposhit, Aerodromit dhe Kisella Vodës së bashku.
Male dhe lumenj në pronësi të kishës
Mbi 80 përqind e pronave të KOM-KO janë pyje, livadhe dhe kullota, rreth 81 milion metra katrorë. Kjo kategori përfshin edhe pjesët më të mëdha individuale në pronësi të kishës, ato në Malin Galiçicë, të regjistruara si pronë e manastirit “Shën Naum”. Gjithashtu ka sipërfaqe të mëdha pyjore edhe në anën veriore të Malit të Zi të Shkupit, në Jabllanicë, si dhe në afërsi të manastirit “Shën Jovan Bigorski”, ku pronësia e pyjeve shtrihet deri në kullotat në pjesën e sipërme të Bistrës. Pyje më të vogla, kullota dhe livadhe mund të gjenden në rreth tre mijë lokacione në të gjithë vendin.
Me 13 milionë metra katrorë, prona bujqësore është e dyta më e madhe në pronësi të KOM-KO-s. Kisha posedon ara që shtrihen deri në 20 hektarë, ose 200 mijë metra katrorë. Nga imazhet satelitore mund të shihet se një pjesë e madhe e këtyre sipërfaqeve po kultivohen. Përveç arave, ka edhe vreshta dhe pemishte. Të dhënat kadastrale tregojnë se kisha është pronare e dy lokacioneve për kultivimin e peshkut, por në realitet, nuk ka objekte të tilla në vendet ku duhet të ndodhen dhe nuk po kultivohen peshq.
Shtretër të tharë të lumenjve, përrenj dhe tokë shkëmbore janë gjithashtu pjesë e pronës së KOM-KO. Ajo posedon një shtrat të tillë lumi në Sopishte të Shkupit në një vend të rrethuar me ndërtime. Nga pronat e shënuara në regjistrin kadastral si shkëmbore, më të mëdhatë ndodhen në afërsi të manastirit “Treskavec” dhe fshatrave Llakoçere e poshtme dhe e sipërme në rajonin e Ohrit.
Apartamente në Shkup, Manastir dhe Ohër
Numri i apartamenteve individuale në pronësi të Kishës Ortodokse të Maqedonisë – Kryepeshkopata e Ohrit është vështirë të përcaktohet bazuar në mënyrën se si të dhënat rreth kësaj prone shënohen në kadastër. Por nga aty mund të shihet se posedon një sipërfaqe të përgjithshme prej 140 mijë metrash katrorë të shënuar si një lloj hapësire banimi.
Më shpesh shënohen si hapësira banimi në kadastër pjesë të konaqeve të kishave dhe manastireve, të cilat kisha i përdor për nevojat e veta, gjegjësisht ato nuk janë prona komerciale nga të cilat fiton para.
Megjithatë, KOM-KO zotëron apartamente që nuk janë pjesë e ndonjë prone të lidhur me kishën. Për shembull, pothuajse një e dhjeta e sipërfaqes të përgjithshme të objekteve të banimit të regjistruar në emrin e saj, rreth 11 mijë metra katrorë, është e regjistruar në ndërtesat e reja shumëkatëshe që po ndërtohen përballë hotelit “Holiday Inn” në qendër të Shkupit, ku ajo zotëronte një pjesë të tokës. Ajo ka gjithashtu rreth tre mijë e pesëqind metra katrorë në një ndërtesë në lagjen Stërçin në Manastir. Rreth 2.700 metra katrorë janë regjistruar gjithashtu në një objekt në ndërtim e sipër në Sopishte të Shkupit.
Në kryeqytet, kisha ka një apartament në qendër, në njërën nga kullat e “Gradski Zid”, si dhe dy në Kapishtec në afërsi të qendrës tregtare “Beverly Hills”. Ato nuk i përkasin dioqezës së Shkupit, por dioqezës së Dibër-Kërçovës. Pastaj, Dioqeza e Vardarit ka dy apartamente në Kisella Vodë dhe në afërsi të Kishës Katolike. MON-KO ka një hapësirë banimi prej rreth 600 metrash katrorë në një ndërtesë në Novo Lisiçe pas qendrës tregtare “Lisa” edhe dy apartamente të tjera në atë pjesë të qytetit, si dhe njësi banimi përballë Kishës Ortodokse, te Tregu i Luleve, në afërsi të shkollës fillore “Johann Heinrich Pestalozzi”, në Çair, në Gjorçe Petrov përballë terminalit NQP-së Shkup, dy apartamente në Aerodromin e vjetër përballë kishës “Shën Ilija” dhe në vende të tjera.
Qytet tjetër ku kisha ka një hapësirë më të madhe banimi është Manastiri, ku shtëpitë dhe apartamentet e saj mund të gjenden në rreth njëzet vende – në qendër, në çarshi, në lagjen Jeni, në hyrje të qytetit nga Prilepi dhe në vende të tjera. Në Ohër ka dy apartamente në pjesën e vjetër, dy përgjatë Bulevardit “Turistiçka” dhe një në afërsi të burimeve “Biljanini Izvori”. Ka edhe një apartament në qendër të Strugës.
Ka shtëpi dhe apartamente që nuk janë të lidhura me prona kishtare edhe në Koçan, Radovish, Shtip, Tetovë dhe vende të tjera.
Përveç apartamenteve dhe ndërtesave KOM-KO ka edhe toka të pandërtuara ndërtimore, prej të cilave më tërheqës është një truall toke me vlerë rreth tetë mijë euro në Novo Lisiçe, Shkup, në Bulevardin Serbia.
Pronare e një pjese të madhe të çarshisë së Krushevës
Edhe lokalet afariste në pronësi të Kishës Ortodokse të Maqedonisë – Kryepeshkopata e Ohrit janë kryesisht pjesë të komplekseve të kishave ose manastireve, ku hapësira të caktuara përdoren si zyra për klerin vendas ose si dyqane për qirinj dhe produkte të tjera kishtare. Gjithsej 243 prona janë të regjistruara si afariste, me një sipërfaqe prej 120 mijë metra katrorë.
Por, ngjashëm si me apartamentet kisha zotëron objekte dhe hapësira që përdoren për qëllime komerciale. Një nga objektet e tilla më të mëdha është një shtëpi e vjetër në qendër të Manastirit e regjistruar si hapësirë afariste, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 836 metrash katrorë. Në këtë qytet kisha ka disa dyqane – dy në qendër, të paktën pesë në bezisten, një në bregun e Dragorit, një në sheshin Magnolia dhe në vende të tjera.
Në qendër të Shkupit KOM-KO ka një dyqan në rrugën Maqedonia, një hapësirë afariste përballë Ministrisë së Drejtësisë, hapësirë në kompleksin “Porta Bunjakovec”, mbi 100 metra katrorë hapësirë në rrugën Dame Gruev pas Ministrisë së Financave, si dhe disa dyqane në çarshi, më i madhi prej të cilëve është një objekt prej rreth 300 metrash katrorë në hyrje, në afërsi të shtëpisë së mallrave “Most”.
Krusheva është gjithashtu një qytet ku kisha ka disa dyqane dhe lokale biznesi. Një numër i madh i objekteve të shitjes me pakicë dhe të shërbimit të ushqimit në qendrën e Krushevës rreth kishës qendrore “Shën Nikolla” janë në pronësi të KOM-KO. Ka edhe një dyqan të vogël në qendrën e Prilepit.
Kisha zotëron edhe objekte turistike dhe sporti më të famshmet prej të cilave janë hotelet “Izgrev” dhe “Biser” në afërsi të Kalishtës, Strugë, në bregun e Liqenit të Ohrit.
Kisha ortodokse është më e madhja
Kisha Ortodokse e Maqedonisë (KOM-KO) ka gjithashtu edhe shumë prona fetare, d.m.th. kisha dhe manastire, objekte që shërbejnë për të kryer funksionin e saj themelor – mbajtjen e shërbesave fetare dhe organizimin e jetës fetare të të krishterëve ortodoksë në Maqedoni. Sipas të dhënave kadastrale ekzistojnë mbi 2.100 prona të tilla. Sipas të dhënave të veta KOM-KO ka mbi 2.000 kisha.
Megjithatë, për shkak të mënyrës se si janë regjistruar këto prona është e pamundur të nxirret numri i saktë i kishave dhe dimensionet e tyre nga të dhënat kadastrale. Sidomos sepse ka raste në kadastër ku varrezat janë të regjistruara si kisha dhe madje edhe parcela të zbrazëta të tokës është regjistruar se ekziston një objekt i tillë.
Sipas të dhënave që mund të llogariten prona më e madhe fetare individuale e KOM-KO është Kisha “Shën Klimenti i Ohrit”, e cila shtrihet në pesë mijë metra katrorë.
Kisha zotëron gjithashtu edhe varreza në rreth 250 vende në vend me një sipërfaqe të përgjithshme prej gati 900 mijë metrash katrorë.
Nga ana tjetër Bashkësia Fetare Islame ka ka pronë që shtrihet në një sipërfaqe prej 13 milionë metra katrorë, ose 13 kilometra katrorë,