Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 757 objekte pa leje brenda një viti
Brenda një viti në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 757 objekte të ndërtuara pa leje, ashtu që më së shumti ka pasur objekte për banim, transmeton Portalb.mk. “Gjatë vitit 2024, numri më i madh i objekteve të ndërtuara pa leje 93.8% janë në pronësi private, ndërsa numri më i madh i objekteve të ndërtuara […]


Brenda një viti në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 757 objekte të ndërtuara pa leje, ashtu që më së shumti ka pasur objekte për banim, transmeton Portalb.mk.
“Gjatë vitit 2024, numri më i madh i objekteve të ndërtuara pa leje 93.8% janë në pronësi private, ndërsa numri më i madh i objekteve të ndërtuara pa leje 19.9% janë objekte për banim”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në objekte banimi përfshihen objektet banesore, banesore – afariste dhe shtëpitë për pushim dhe rekreacion.
“Sipas llojit të objektit, pa leje janë ndërtuar 151 objekte për banim (19.9%), 99 mbindërtime, meremetime dhe adaptime ( 13.1%), 77 objekte afariste (10.2%), 49 garazhe (6.5%), 147 gardhe (19.4%), 8 shkallë (1.1%), 14 terrasa (1.8%), 20 veranda (2.6%), 93 tenda (12.3%), 26 objekte të përkohshme (3.4%) dhe 73 objekte ndihmëse (9.6%).”, raportoi Enti.