Në Kuvend me 1 mandat, Lapaj: Duhet ndryshuar ligji elektoral!

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka reaguar pasditen e sotme lidhur me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lapaj ka falënderuar çdokënd që ka mbështetur koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” me votë. Po ashtu, Lapaj u ndal edhe te sistemi elektoral në vend, të cilin e konsideron si […]

maj 17, 2025 - 22:00
 0
Në Kuvend me 1 mandat, Lapaj: Duhet ndryshuar ligji elektoral!

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka reaguar pasditen e sotme lidhur me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lapaj ka falënderuar çdokënd që ka mbështetur koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” me votë.

Po ashtu, Lapaj u ndal edhe te sistemi elektoral në vend, të cilin e konsideron si të padrejtë. Sipas Lapajt, 63 mijë votat e koalicioni ku ai është pjesë, duhet të ishin përkthyer në 6 mandate.

Postimi i plotë i Lapajt:

“Lëvizja Shqipëria Bëhet u kthye në parti politike në dt. 30 shtator 2024.

Për 8 muaj, me gjithë vështirësitë që ju i dini i’a dolëm të renditemi forcë e 3 politike në vend (përballë atyre që kërcënojnë, blejnë dhe vjedhin votë).

Faleminderit secilit që na besoi me votë!

Sistemi elektoral u dëshmua para të gjithëve si i padrejtë. Ps e nxori 1 mandat me afro 10 000 vota, ndërsa koalicioni ynë me afro 63 000 (deri tani).

Ps ka marrë vota sa për 73 mandate, por ligji elektoral i padrejtë i ka dhënë 83.

Koalicioni ynë duhet të kishte të paktën 6 mandate. Duhet ndryshuar ligji elektoral. Shikoni modelin e Kosovës, proporcional kombëtar me lista të hapura.

Lëvizja Shqipëria Bëhet është e hapur për këdo beson te vlerat, të na bashkohet!

Nuk ka kthim pas!”