Në komisionin e Kuvendit të RMV-së sot filloi debati për rebalancin e buxhetit

Në Komisionin për Financa dhe Buxhet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka filluar debati për rebalancin e buxhetit për vitin 2025. Propozim-buxheti është vlerësuar nga pushtetarët, ndërsa opozita vlerësoi se ky buxhet nuk do të sjell zhvillim, transmeton Portalb.mk. Në propozim për rebalancin e buxhetit janë dorëzuar 200 amendamente, 160 prej tyre janë nga […]

Korrik 2, 2025 - 19:30
 0
Në komisionin e Kuvendit të RMV-së sot filloi debati për rebalancin e buxhetit
Analiza ekonomike, ekonomi, euro, denare

Në Komisionin për Financa dhe Buxhet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka filluar debati për rebalancin e buxhetit për vitin 2025. Propozim-buxheti është vlerësuar nga pushtetarët, ndërsa opozita vlerësoi se ky buxhet nuk do të sjell zhvillim, transmeton Portalb.mk.

Në propozim për rebalancin e buxhetit janë dorëzuar 200 amendamente, 160 prej tyre janë nga LSDM-ja. Debati do të vazhdojë nesër.

LSDM-ja vlerësoi se ky buxhet po sjell deficit të përshpejtuar të buxhetit, duke theksuar se kjo rritje nuk është shenjë e një ekonomie të shëndosh fiskale. Sipas opozitës, Qeveria nuk po mundet të kontrollon baraspeshën fiskale.

Në anën tjetër, VMRO-DPMNE që gjendet në pushtet vlerësoi se ky buxhet do të sjellë rritje ekonomike. Ata premtojnë se deficit buxhetor deri në fund të vitit do të jetë më i ulët se 4 përqind.

Pushtetarët paralajmëruar mjete shtesë për paga e pensione, ndërsa kjo nga opozita u vlerësuar si mjet për fushatë parazgjedhore.

Në debatin e sotëm mungoi ministrja për financa, Gordana Dimitrieska Koçoska, ndërsa pjesëmarrja e saj është planifikuar në pjesën e amendamenteve. Në debat mori pjesë kryetari i Këshillit Fiskal, Gligor Bishev, dhe zv.ministri i financave, Nikollçe Jankullovski.

Ndryshe, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut më 10 dhjetor të vitit 2024, me 69 vota “për” dhe 5 “kundër” e miratoi Buxhetin për vitin 2025, në të cilin të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivelin 358.8  miliardë, ndërsa shpenzimet në nivel prej 400.2 miliardë denarë. Deficiti buxhetor është projektuar në vlerë absolute prej 41.350 milionë denarë, gjegjësisht në 4 për qind të BPV-së, ndërsa rritja e planifikuar e ekonomisë është 3,7 për qind.