Mundësia e rritjes së pagës minimale në fokus të mbledhjes së sotme të Këshillit Ekonomiko-Social të RMV

Rritja e pagës minimale do të jetë në fokus të mbledhjes së sotme të punës së Këshillit Ekonomiko-social, transmeton Portalb.mk. Sipas njoftimeve, në seancë do të shqyrtohet edhe mundësia e rritjes së pagës minimale, e cila ishte kërkesë e sindikatave, të cilët shohin realisht nevojën e rritjes së pagës minimale. Punëdhënësit, sindikatat dhe Qeveria do […]

shkurt 3, 2025 - 09:45
 0
Mundësia e rritjes së pagës minimale në fokus të mbledhjes së sotme të Këshillit Ekonomiko-Social të RMV
Denarë, foto nga Meta.mk

Rritja e pagës minimale do të jetë në fokus të mbledhjes së sotme të punës së Këshillit Ekonomiko-social, transmeton Portalb.mk.

Sipas njoftimeve, në seancë do të shqyrtohet edhe mundësia e rritjes së pagës minimale, e cila ishte kërkesë e sindikatave, të cilët shohin realisht nevojën e rritjes së pagës minimale.
Punëdhënësit, sindikatat dhe Qeveria do të ulen në tryezë të përbashkët për të diskutuar për rritjen e pagës minimale, e cila aktualisht është 22.567 denarë.

Kryeministri Hristijan Mickoski të enjten duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve tha se paga minimale do të jetë ajo për të cilën janë dakorduar punëdhënësit dhe punëtorët.

“Çdo zgjidhje që do ta përkrahin ne do ta pranojmë dhe këtu nuk ka asnjë dilemë. Shpresoj që punëdhënësit dhe punëtorët të arrijnë një marrëveshje që ne do ta mbështesim”, tha kryeministri në përgjigje të një pyetjeve të deputetëve të enjten.

Sindikatat kërkojnë që paga minimale të rritet në 450 euro, ndërsa një pjesë e sektorit të biznesit është shprehur se do ta mbështesë një propozim të tillë, me ç’rast duhet të ulen kontributet.

Punonjësit nga shtatë ministri dhe nga Enti Shtetëror i Statistikave dhe Arkivi Shtetëror nga 14 deri më 17 janar të këtij viti mbajtën disa protesta paralajmëruese para Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Financave, duke kërkuar nënshkrimin e kontratave kolektive dhe pagesën e shtesave të pagave prej 30 përqind.