MPB: U arrestua një person në Studeniçan për tentim të vrasjes

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se, mbrëmë ka marrë një denoncim nga personi R.K. (55) nga fshati Studeniçan i Shkupit, se një ditë më parë, rreth orës 20:00, afër një xhamie në të njëjtin fshat, është sulmuar fizikisht nga dy të mitur 16-vjeçarë, transmeton Portalb.mk. “Sulmit i parapriu një kërcënim verbal me jetë, pas […]

qershor 6, 2025 - 17:30
 0
MPB: U arrestua një person në Studeniçan për tentim të vrasjes
Arrestim, foto nga Unsplash/YakobchukOlena

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se, mbrëmë ka marrë një denoncim nga personi R.K. (55) nga fshati Studeniçan i Shkupit, se një ditë më parë, rreth orës 20:00, afër një xhamie në të njëjtin fshat, është sulmuar fizikisht nga dy të mitur 16-vjeçarë, transmeton Portalb.mk.

“Sulmit i parapriu një kërcënim verbal me jetë, pas çka njëri prej të miturve kishte nxjerrë një thikë dhe kishte vrapuar drejt denoncuesit duke e sulmuar me të. Nga mjekët e Qendrës Klinike Universitare ‘Shën Naum Ohri’ është konstatuar se R.K. ka pësuar lëndime të rënda trupore – plagë me thikë, dhe është mbajtur për trajtim të mëtejshëm. Prokurori kompetent është informuar dhe nga Njësia për Hetim të Krimeve Kundër Jetës është kryer inspektimi në vendin e ngjarjes, ndërsa inspektorët e Seksionit për Hetim Penal Aerodrom kanë përpiluar procesverbalin për pranimin e denoncimit. Me udhëzimet e Prokurorit Publik për të mitur, duke qenë se bëhet fjalë për një vepër penale – tentativë për vrasje, njëri nga të miturit 16-vjeçar është privuar nga liria në Stacionin Policor Draçevë, dhe më pas i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Personi është dërguar në Burgun e Shkupit”, njofton MPB.