MPB: Janë shqiptuar 794 gjoba për shkeljen e rregullave të komunikacionit
Nga gjithsej 794 gjoba të lëshuara ditën e djeshme nga punonjësit e policisë në kuadër të kontrolleve të qarkullimit rrugor në mbarë vendin, 269 gjoba janë lëshuar për kundërvajtje nga seksioni i parkimit të parregullt, 163 sanksione për drejtim mjetin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar dhe 69 dënime për drejtim mjeti […]


Nga gjithsej 794 gjoba të lëshuara ditën e djeshme nga punonjësit e policisë në kuadër të kontrolleve të qarkullimit rrugor në mbarë vendin, 269 gjoba janë lëshuar për kundërvajtje nga seksioni i parkimit të parregullt, 163 sanksione për drejtim mjetin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar dhe 69 dënime për drejtim mjeti pa leje, transmeton Portalb.mk.
Statistikisht, 57 masa janë vendosur për mosvendosjen e rripit të sigurimit, më pas 20 sanksione për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, 33 sanksione për këmbësorët dhe 3 për mosmbajtjen e kaskës mbrojtëse.
Siç informon MPB-ja, dje janë shqiptuar shtatë sanksione për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Në përputhje me dispozitat e Ligjit për automjete, 12 automjete janë përjashtuar nga qarkullimi për shkak të defektit teknik, ndërsa 10 automjete për shkak të mungesës së regjistrimit të vlefshëm.