Mesazh ironik nga Arsovska: Akuzat ndaj politikanëve të Çairit, “krime” që po hetohen
Në një atmosferë të tensionuar politike, kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, duket se ka zgjedhur të tallë hapur dy nga figurat më të përfolura të VLEN-it, Visar Ganiun dhe Izet The post Mesazh ironik nga Arsovska: Akuzat ndaj politikanëve të Çairit, “krime” që po hetohen appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Në një atmosferë të tensionuar politike, kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, duket se ka zgjedhur të tallë hapur dy nga figurat më të përfolura të VLEN-it, Visar Ganiun dhe Izet Mexhitin.
Në një postim të fundit, ajo ironizon:
“Shef, çfarë të bëjmë, jam ngatërruar, gabimisht kam firmosur që fëmijë 5-vjeçarë të marrin ndërtesa, prokurorët filluan të veprojnë për këto krime? Dëgjoj që Danella ka edhe prova më të frikshme, tashmë do të duhet të reagojë edhe kryeministri, populli po zgjohet.”
Në këtë mesazh, Arsovska aludon në mënyrë të qartë për akuzat që po hetohen ndaj dy politikanët e Çairit dhe shpërfaq një qasje jo vetëm kritike, por edhe përçmuese ndaj situatës.
”Viki hesht dhe qesh, herën e kaluar nuk na panë që ishim të shqetësuar”, shkruan Arsovska duke improvizuar përgjigjen e Mexhitit.
Ky qëndrim ironik dhe me ngjyrim tallës ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik, ku shumë e shohin si një përpjekje për të minimizuar akuzat dhe për të shpërqendruar vëmendjen nga problemi real. Flaka
The post Mesazh ironik nga Arsovska: Akuzat ndaj politikanëve të Çairit, “krime” që po hetohen appeared first on Flaka, në çdo lajm... .