Maqedonia e Veriut: Për 7 vjet, 17 mijë nxënës më pak

Gjatë shtatë viteve të fundit, numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut është zvogëluar me rreth 17 mijë, bëri të ditur Ministrja e Arsimit The post Maqedonia e Veriut: Për 7 vjet, 17 mijë nxënës më pak appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

qershor 11, 2025 - 15:45
 0
Maqedonia e Veriut: Për 7 vjet, 17 mijë nxënës më pak

Gjatë shtatë viteve të fundit, numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut është zvogëluar me rreth 17 mijë, bëri të ditur Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska. Ajo theksoi se arsyeja kryesore për këtë është emigrimi i familjeve për bashkim jashtë vendit, duke theksuar se largimi ndodh gjatë të gjithë vitit shkollor.

Po ashtu, Janevska pranoi se prindërit kanë paraqitur ankesa të shumta për tekstet e grisura që u shpërndahen nxënësve dhe kërkoi nga shkollat që të raportojnë librat e dëmtuar për zëvendësim me kohë. Ajo siguroi se Ministria ndan çdo vit rreth 660 milionë denarë për prokurimin e teksteve dhe se nuk duhet zhgënjyer as nxënësit dhe as prindërit. Flaka Media

The post Maqedonia e Veriut: Për 7 vjet, 17 mijë nxënës më pak appeared first on Flaka, në çdo lajm... .