Maqedonia e Veriut e mori vendin e dytë në Kuizin evropian të parasë
Ekipi i nxënësve nga Maqedonia e Veriut ka marrë vendin e parë në Kuizin evropian për paratë 2025, ndërsa vendi i parë u rrëmbye nga Italia, transmeton Portalb.mk. “Përfaqësuesit tanë në Kuizin evropian për paratë, nxënësit Marin Hristoski dhe Aleksej Mickosk nga SHFK “Kire Fabrilovski – Jane” nga Prilepi, nën udhëheqje të mësimdhënëses Sonja Jordanoska, […]


Ekipi i nxënësve nga Maqedonia e Veriut ka marrë vendin e parë në Kuizin evropian për paratë 2025, ndërsa vendi i parë u rrëmbye nga Italia, transmeton Portalb.mk.
“Përfaqësuesit tanë në Kuizin evropian për paratë, nxënësit Marin Hristoski dhe Aleksej Mickosk nga SHFK “Kire Fabrilovski – Jane” nga Prilepi, nën udhëheqje të mësimdhënëses Sonja Jordanoska, e kanë marrë vendin e dytë në këtë garë ndërkombëtarë për të rinjtë në fushën e shkrimeve financiare”, deklarojnë nga Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut.
Në garë morën pjesë 30 shtete, duke marrë pjesë 73 mijë nxënës nga 2 877 shkolla nga gjithë vendet e Evropës. Në këtë garë, vendi i parë shkoi për Italinë, I dyti për Maqedoninë e Veriut, ndërsa vendi i tretë për Suedinë.
Garat janë mbajtur në Bruksel nën organizim të Federatës Bankare Evropiane, ndërsa në Maqedoninë e Veriut për organizimin e tyre përkujdesët Banka Popullore e RMV-së dhe Komisioni i Letrave me Vlerë.