Maqedonia e Veriut aktivizoi Fazën e 3-të të Planit Aksional në lidhje me temperaturat e larta

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka miratuar fazën e tretë të planit aksional në periudhën kur temperaturat janë të larta në vend, për çka ka kërkuar nga institucionet të aktivizojnë gjendjen e krizës, transmeton Portalb.mk. “Sipas parashikimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike dhe konkluzioneve të Komisionit për zbatimin e planit aksional për parandalimin e […]

qershor 24, 2025 - 20:45
 0
Maqedonia e Veriut aktivizoi Fazën e 3-të të Planit Aksional në lidhje me temperaturat e larta
Autobus, NQP - Shkup, Foto nga Portalb.mk

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka miratuar fazën e tretë të planit aksional në periudhën kur temperaturat janë të larta në vend, për çka ka kërkuar nga institucionet të aktivizojnë gjendjen e krizës, transmeton Portalb.mk.

“Sipas parashikimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike dhe konkluzioneve të Komisionit për zbatimin e planit aksional për parandalimin e pasojave nga valët e të nxehtit ndaj shëndetit të popullatës 2025–2030, aktivizohet Faza 3, në të cilën priten temperatura jashtëzakonisht të larta që rrezikojnë shëndetin e popullatës, veçanërisht të grupeve më të ndjeshme”, raportoi Ministria për Shëndetësi.

Në rekomandime, theksohet nevoja për kujdes ndaj personave me sëmundje kronike, personave mbi 60 vjeç, grave shtatzëna dhe fëmijëve të vegjël. Te të gjithë qytetarët kërkohet që të konsumojnë sa më shumë lëngje, në përjashtim të alkoolit.

“Të lirohen nga detyrimet e punës gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç, nëse punëdhënësi nuk është në gjendje të sigurojë kushte të përshtatshme mikroklimatike për punë”, theksoi Ministria.

Ndër masat që duhet të marrin punëdhënësit, është e dhe shtyrja e procesit të punës për periudhën 11:00 – 17:00. Temperaturat e hapësirës së punës të jenë deri në 25 °C, ndërkohë mund të organizohet edhe punë onlajn ose orar fleksibil.