Lulzim Basha publikon listën e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit, ja emrat në çdo qark
Koalicioni Euroatlantik ka dorëzuar zyrtarisht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas njoftimit për mediat, deklarohet se ky koalicion do të garojë vetëm me lista të hapura. Njoftimi i plotë: Në përputhje me angazhimin e shpallur më herët, Koalicioni Euroatlantik do të garojë me lista të hapura, […]

Koalicioni Euroatlantik ka dorëzuar zyrtarisht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Sipas njoftimit për mediat, deklarohet se ky koalicion do të garojë vetëm me lista të hapura.
Njoftimi i plotë:
Në përputhje me angazhimin e shpallur më herët, Koalicioni Euroatlantik do të garojë me lista të hapura, duke i dhënë qytetarëve mundësinë që të zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre në Parlament.
Për mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore:
- Koordinatore Kombëtare e Fushatës do të jetë Merita Bakiu
- Zëdhënëse e Fushatës është Doriana Musai
Lista e kandidatëve sipas qarqeve
Ky hap vjen si pjesë e vizionit të Koalicionit Euroatlantik, i cili synon një politikë të hapur, përfaqësuese dhe të ndershme, duke i dhënë fund monopolit të listave të mbyllura dhe duke i kthyer vendimmarrjen qytetarëve.