Listat e hapura të Partisë Demokratike, dy deputetet demokrate tërhiqen nga gara

Zbardhja e listave të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, duket se ka lënë të ‘pakënaqur’ shumë deputetë. Pas vendosjes në listën e hapur, dy deputete demokrate janë tërhequr nga gara për të kandiduar. Bëhet fjalë për Oriela Nebijaj dhe Ilda Dorin, të cilat e kanë bërë publik vendimin e tyre përmes një postimi […]

Mars 13, 2025 - 00:00
 0
Listat e hapura të Partisë Demokratike, dy deputetet demokrate tërhiqen nga gara

Zbardhja e listave të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, duket se ka lënë të ‘pakënaqur’ shumë deputetë.

Pas vendosjes në listën e hapur, dy deputete demokrate janë tërhequr nga gara për të kandiduar.

Bëhet fjalë për Oriela Nebijaj dhe Ilda Dorin, të cilat e kanë bërë publik vendimin e tyre përmes një postimi në rrjetet sociale.

Nebijaj në rrjetin social Facebook, sqaron se ka kërkuar të mos jetë në asnjë listë, as në Tiranë dhe as në Fier, ndërsa thekson se ky ishte vendim “për t’i lënë rrugë të rinjve më shumë se unë”.

Reagimi Nebijaj:

Unë kam kërkuar të mos jem në asnjë listë. As në Tiranë (në respekt të primareve) as në Fier. Sa për sqarim se dikush i ka lexuar gabim emrat. Jo si tërheqje, por si vendim për t’i lënë rrugë të rinjve dhe zonjave që e meritojnë mv shumë se unë. Jam dhe do jem me PD. Suksese ekipit tv fitores.

Ndërsa Dhori është shprehur e zhgënjyer nga lista.

Reagimi Dhori:

Sot, me bërjen publike të listave për deputete të PD, kam vetëm një fjalë që mund të përshkruaj ndjesinë e këtyre orëve: ZHGENJIM !