Limani paralajmëron fundin e Taravarit në Qeveri, Taravari: Vetëm Mickoski vendos!

Ministri nga radhët e Lëvizjes BESA, Fatmir Limani, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda koalicionit opozitar VLEN, duke lëshuar një deklaratë të fortë në drejtim të Arben Taravarit. Duke përdorur The post Limani paralajmëron fundin e Taravarit në Qeveri, Taravari: Vetëm Mickoski vendos! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 24, 2025 - 23:00
 0
Limani paralajmëron fundin e Taravarit në Qeveri, Taravari: Vetëm Mickoski vendos!

Ministri nga radhët e Lëvizjes BESA, Fatmir Limani, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda koalicionit opozitar VLEN, duke lëshuar një deklaratë të fortë në drejtim të Arben Taravarit. Duke përdorur një gjuhë simbolike, Limani u shpreh se “Kali i Trojës do të pensionohet politikisht pas 1 Majit”, duke nënkuptuar largimin e afërt të Taravarit nga skena qeveritare.

Nga ana tjetër, Arben Taravari reagoi me një deklaratë të qetë, duke thënë: “Nuk kam lindur për qeveri, edhe pa qeveri jetohet”, duke lënë të kuptohet se nuk ka qëllim të mbajë me çdo kusht një pozitë në pushtet.

Ndërkohë, edhe kreu i Lëvizjes BESA dhe kryetari aktual i Tetovës, Bilall Kasami, u shpreh prerë: “Taravari duhet të largohet nga qeveria, sepse nuk mund të jesh njëkohësisht me BDI-në, me VLEN-in dhe me qeverinë.”

“Shumë vrer, shumë nervozë, kjo flet se në subkoshiencë kanë pasur diçka, që flasin kështu tani”. Kështu ju përgjigj Arben Taravari deklaratave të fundit të përfaqësuesëve tjerë të koalicionit VLEN. E si neurolog, thotë se atyre nervoza do ju kaloj për 6-7 ditë.

Taravari është i vendosur se ASH-ja e tij do të dalë me lista të veçanta në zgjedhjet lokale, por nuk është aspak i vendosur nëse do të largohet nga VLEN dhe nga Qeveria. Edhe pse VLEN, tashmë e ka “përjashtuar” nga koalicioni, Taravari thotë se atyre u jep edhe një shancë për ta mbështetur në garën e pushtetit lokal. E bisedime me parti të tjera, thotë se ende nuk ka bërë.

“Ende s’kemi biseduar me asnjë parti, në parim, kemi thënë, kemi pasur Kryesi, sepse kemi organe partiake, kemi vendosur definitivisht të dalim me lista të veçanta. Në momentin që kemi negociata ose merremi vesh, ne kemi lënë edhe një mundësi VLEN-it, n.q.s janë të interesuar. Unë e shoh se tash reagojnë emocionalisht, këtë periudhë prej emocioneve besoj se kalon për 6-7 ditë, n.q.s nuk janë të gatshëm, ne i shohim opsionet të cilët i kemi parasysh si parti, për të dalë sa më mirë në zgjedhjet lokale”, tha Arben Taravari, kryetar i ASH-së.

Për bashkëpartiakët e tij la edhe një mesazh. U tha se kërkesën për të dal nga Qeveria, mund të ja bëjë vetëm kryeministri Hristijan Mickoski.

“Qeverinë e bën kryeministri, nëse kryeministri…unë kam biseduar me kryeministrin, sërish do të flasim, nëse ai vlerëson se ASH-ja nuk ju duhet, ne nuk kemi asnjë problem, megjithatë mendoj se ASH-ja për momentin duhet, megjithatë nëse marrin vendim të tillë, nuk ka asnjë problem. Nuk mundet të tregojë askush tjetër, përpos atij që formon qeveri, me të do të shihemi, dëgjohemi, jemi në komunikim, kështu që do të shohim ditëve në vijim”, tha Arben Taravari, kryetar i ASH-së.

Eksponentët tjerë të VLEN-it i kanë kërkuar Taravarit që të përcaktohet nëse dëshiron të qëndroj në VLEN apo t’i bashkohet BDI-së, ndërsa kryeministrit Mickoski i kanë kërkuar që Taravarin ta largoj nga kjo përbërje qeveritare.

Këto deklarata pasqyrojnë tensionin në rritje brenda koalicionit VLEN, dhe e bëjnë të qartë se e ardhmja politike e Arben Taravarit mbetet e pasigurt.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Bekim Qoku, ka bërë një analizë mbi gjendjen e partive që kanë dalë nga Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), duke i akuzuar ato për mungesë orientimi politik dhe për shndërrimin e politikës në një mjet për përfitime personale dhe klanore, transmeton ZYRTARE.net

The post Limani paralajmëron fundin e Taravarit në Qeveri, Taravari: Vetëm Mickoski vendos! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .