Kryetarja e Shkupit, Arsovska e mban në shënjestër kryetarin e Çairit, Visar Ganiu

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, edhe një herë përmes një postimi në facebook ka targetuar kryetarin e komunës së Çairit, Visar Ganiu. Arsovska ia ka bërë me dijë Ganiut se në sirtarin e saj ka 13 mijë aplikime për legalizim, transmeton Portalb.mk.    “Ne kemi 13,000 aplikime për legalizim këtu. Visari po shkon drejt […]

qershor 19, 2025 - 13:15
 0
Kryetarja e Shkupit, Arsovska e mban në shënjestër kryetarin e Çairit, Visar Ganiu
Danella Arsovska. Foto: Qyteti i Shkupit

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, edhe një herë përmes një postimi në facebook ka targetuar kryetarin e komunës së Çairit, Visar Ganiu. Arsovska ia ka bërë me dijë Ganiut se në sirtarin e saj ka 13 mijë aplikime për legalizim, transmeton Portalb.mk.   

“Ne kemi 13,000 aplikime për legalizim këtu. Visari po shkon drejt e në Librin e Rekordeve “Guinness”, ai vetë tha 13,000 (trembëdhjetë mijë) legalizime. Prokuroria tashmë ka provat dhe librin origjinal arkivor për qindra ndërtesa pa leje”, shkran mes tjerash Arsovska në facebook.  

Kryetarja e Shkupit në shkrimin e saj zotohet se posedon prova dhe se të kota janë presionet nga politika. 

“Dhe unë kam prova për të gjitha këto, dhe ju thjesht po shtyni përpara me kërcënime dhe politikë”, thuhet në postimin e Arsovskës. 

Nga ana tjetër, Prokuroria Themelore Publike ka hapur lëndë dhe po vepron në lidhje me librin e regjistrit me numra arkivorë për legalizimin e objekteve në Komunën e Çairit për të cilin dyshohet se është falsifikuar. Nga aty është bërë me dije për opinionin se, janë marrë në pyetje disa zyrtarë të komunës dhe disa aplikues për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje. 

Kujtojmë se, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska ka dorëzuar në prokurori dëshmi dhe dokumente lidhur me ndërtimet pa leje në Çair. Arsovska pretendon se në komunën e Çairit ka 150 ndërtime pa leje. Ajo akuzon ish kryetarin Izet Mexhiti dhe kryetarin aktual Visar Ganiu për ndërtimet pa leje në Çair.