Kryetari i Komunës së Kërçovës akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare – dëmi mbi 64 mijë euro

Sektori për Punë të Brendshme në Kërçovë ka paraqitur kallëzim penal kundër F.D. (51) nga fshati Serbicë e Kërçovës, për dyshime mbi kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe The post Kryetari i Komunës së Kërçovës akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare – dëmi mbi 64 mijë euro appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 26, 2025 - 12:45
 0
Kryetari i Komunës së Kërçovës akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare – dëmi mbi 64 mijë euro

Sektori për Punë të Brendshme në Kërçovë ka paraqitur kallëzim penal kundër F.D. (51) nga fshati Serbicë e Kërçovës, për dyshime mbi kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar” sipas nenit 353 të Kodit Penal, transmeton Flaka

Sipas policisë, në periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2024, F.D. në cilësinë e kryetarit të Komunës së Kërçovës ka lidhur në mënyrë të paligjshme disa kontrata për shërbime avokatie me avokatë nga Kërçova, edhe pse në kuadër të komunës ekziston Sektori për çështje juridike me gjithsej 37 të punësuar që kanë të drejtë ta përfaqësojnë komunën para gjykatave në vend.

Me këtë veprim, i denoncuari ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare, ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit, Ligjin për vetëqeverisje lokale, Ligjin për prokurime publike, si dhe ka shkelur dispozitat e Ligjit për procedurë civile dhe rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës.

Përmes këtyre kontratave të paligjshme, avokatëve u është mundësuar përfitim i kundërligjshëm material në dëm të buxhetit të Komunës së Kërçovës në vlerë prej 3.938.420 denarë – që përkthehet rreth 64.000 euro. Flaka

The post Kryetari i Komunës së Kërçovës akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare – dëmi mbi 64 mijë euro appeared first on Flaka, në çdo lajm... .