Krasniqi e prezanton edhe një kandidate për deputete: Jeta Zymberi-Selmani është një zë i së vërtetës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi sot ka prezantuar edhe një kandidate për deputete në listën e PDK-së. Ai ka bërë me dije Zymberi – Selmanit është një zë i së vërtetës, kulturës dhe avokimit social. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se përkushtimi i saj për shoqërinë dhe kulturën është njohur edhe

dhjetor 11, 2024 - 17:45
 0
Krasniqi e prezanton edhe një kandidate për deputete: Jeta Zymberi-Selmani është një zë i së vërtetës
krasniqi-e-prezanton-edhe-nje-kandidate-per-deputete:-jeta-zymberi-selmani-eshte-nje-ze-i-se-vertetes

krasniqi-e-prezanton-edhe-nje-kandidate-per-deputete:-jeta-zymberi-selmani-eshte-nje-ze-i-se-vertetes

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi sot ka prezantuar edhe një kandidate për deputete në listën e PDK-së.

Ai ka bërë me dije Zymberi – Selmanit është një zë i së vërtetës, kulturës dhe avokimit social.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se përkushtimi i saj për shoqërinë dhe kulturën është njohur edhe ndërkombëtarisht.

“Jam i lumtur t’i uroj mirëseardhje si kandidate për deputete në ekipin tonë, Jeta Zymberi – Selmanit, një zë i së vërtetës, kulturës dhe avokimit social. Përkushtimi i saj për shoqërinë dhe kulturën është njohur edhe ndërkombëtarisht, duke u shpallur Ambasadore e Paqes nga Rrjeti Global për Evolucionin Socio-Ekonomik dhe Financiar. Me energjinë, përvojën dhe dashurinë e saj të pakusht për Kosovën, Jeta vjen si një forcë e re dhe e nevojshme në PDK. Ajo mishëron vlerat e integritetit, punës së palodhur dhe përkushtimit për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët. Mirë se erdhe në familjen tonë, Jeta!”, ka shkruar Krasniqi.