”Kohë e gjatë pa u parë vëllai im shqiptar!”, Youtuberi Speed takohet sërish Ramën

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një tjetër takim me Youtuber-in e njohur Speed. Ata janë takuar sërish në Mynih të Gjermanisë, teksa ndodheshin për turneun e legjendave Ultimate Champions Legends. “Kohë e gjatë pa u parë vëllai im shqiptar”, i drejtohet Speed kreut të qeverisë shqiptare. Ndërkohë Edi Rama e prezanton me presidentin e Federatës […]

maj 30, 2025 - 22:00
 0
”Kohë e gjatë pa u parë vëllai im shqiptar!”, Youtuberi Speed takohet sërish Ramën

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një tjetër takim me Youtuber-in e njohur Speed.

Ata janë takuar sërish në Mynih të Gjermanisë, teksa ndodheshin për turneun e legjendave Ultimate Champions Legends.

“Kohë e gjatë pa u parë vëllai im shqiptar”, i drejtohet Speed kreut të qeverisë shqiptare. Ndërkohë Edi Rama e prezanton me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

“Më ke munguar, u bë kohë e gjatë që kur jemi takuar”, i thotë Ramës më pas Speed.

Ndërkohë e paralajmëron që në verë do të kthehet në Shqipëri.

“Më mungon Shqipëria. Do të rikthehem në Shqipëri, do të vij këtë verë”, tha ai.

Ndërkohë Rama e mbyll bisedën duke thënë për Speed: Është miku im.

Youtuberi i famshëm botëror “Speed” ishte në Shqipëri në qershor të vitit të kaluar. Ai u takua në Tiranë me Kryeministrin Edi Rama, në zyrën e këtij të fundit.