Kim Kardashian zbulon pamje të rrallë nga dollapi luksoz në vilën 60 milionë dollarëshe

Kim Kardashian ka ndarë me ndjekësit në Instagram një pamje të rrallë nga dollapi i saj personal brenda rezidencës së saj prej 60 milionë dollarësh (rreth 55 milionë euro) në Los Angeles. Ylli postoi disa fotografi ku shfaqet me rroba banje nga linja e saj “Skims”, duke treguar edhe ambientin minimal dhe ultra të organizuar […]

qershor 2, 2025 - 18:30
 0
Kim Kardashian zbulon pamje të rrallë nga dollapi luksoz në vilën 60 milionë dollarëshe

Kim Kardashian ka ndarë me ndjekësit në Instagram një pamje të rrallë nga dollapi i saj personal brenda rezidencës së saj prej 60 milionë dollarësh (rreth 55 milionë euro) në Los Angeles.

Ylli postoi disa fotografi ku shfaqet me rroba banje nga linja e saj “Skims”, duke treguar edhe ambientin minimal dhe ultra të organizuar të garderobës.

Në sfond vëreheshin raftet me rroba dhe këpucë të shumta, një komodinë elegante e bardhë në qendër dhe dyer xhami që ndanin hapësirat, shkruan DailyMail.

Ajo shfaqet me disa sete rrobash banje të dizajnuara nga vetë ajo, përfshirë bikini dhe topa me çmime që variojnë nga 58 deri në 128 dollarë (53 deri në 118 euro).

Kim e bleu vilën me Kanye West në vitin 2014 për 20 milionë dollar (18.5 milionë euro), por e mbajti pas ndarjes në 2021.

Ajo jeton aty me katër fëmijët e saj, North, Saint, Chicago dhe Psalm, edhe pse vajza e saj e madhe nuk është fanse e stilit minimalist të shtëpisë.

Kim ka pranuar më parë se e do ambientin e thjeshtë për të balancuar “kaosin e botës jashtë”. /Telegrafi/