Këshilli Gjysqësor në RMV për herë të parë do të drejtohet nga një gjykatës i diplomuar në Akademinë për Gjykatës
Gjykatësi i Apelit nga qyteti i Manastirit, Aleksandar Kambovski, sot është zgjedhur kryetar i ri i Këshillit Gjyqësor, pas dorëheqjes së Vesna Damevës, transmeton Portalb.mk. Këshilli për herë të parë do të drejtohet nga një gjykatës i diplomuar në Akademinë për Gjykatës. Ajo deri më tani është udhëhequr nga gjyqtarë dhe anëtarë të zgjedhur në […]


Gjykatësi i Apelit nga qyteti i Manastirit, Aleksandar Kambovski, sot është zgjedhur kryetar i ri i Këshillit Gjyqësor, pas dorëheqjes së Vesna Damevës, transmeton Portalb.mk.
Këshilli për herë të parë do të drejtohet nga një gjykatës i diplomuar në Akademinë për Gjykatës. Ajo deri më tani është udhëhequr nga gjyqtarë dhe anëtarë të zgjedhur në Kuvend, pra nga shumica e partive politike.
Kambovski u propozua nga gjykatësi suprem Isamedin Limani dhe më pas u përkrah nga të gjithë anëtarët. Nga gjithsej 13 të pranishëm në seancë, 13 votuan për kandidatin e vetëm për kryetar të Këshillit Gjyqësor.
Nga viti 2003 deri në vitin 2005 ka punuar në Gjykatën Themelore të Manastirit, nga viti 2005 deri në vitin 2007 si avokat në një kompani private, më pas nga viti 2006 deri në vitin 2010 është punësuar si bashkëpunëtor i jashtëm në Zyrën e Avokatisë.
Nga viti 2007 deri në vitin 2010 ka punuar si avokat, është regjistruar dhe diplomuar në Akademi dhe në vitin 2010 është zgjedhur gjykatës në Gjykatën Themelore të Manastirit.
Në vitin 2017, Kambovski u gradua gjykatës i Apelit në Manastir.
Ka dhënë mësim në Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë. Në vitin 2024, gjyqtarët e zgjodhën në zgjedhje të drejtpërdrejta me votim të fshehtë, anëtar të Këshillit Gjyqësor.
Kujtojmë se, Këshillin Gjyqësor e kanë ndjekur turbulenca të shumta. Dorëheqja e ish kryetares Dameva bëri mjaftë bujë, sidomos akuzat për përzeirje të politikës në gjyqësor.
Në analizën e mëparshme të Portalb.mk në lidhje me Raportin e progresit, vërtetohet se nuk ka pasur përparim në gjyqësor gjatë periudhës së përpilimit të raportit vjetor. Në Raport rekomandohet që Këshilli Gjyqësor duhet të përpiqet të mbrojë integritetin dhe pavarësinë e gjyqtarëve dhe institucioneve dhe duhet t’i rezistojë çdo ndikimi të jashtëm. Shkarkimi i diskutueshëm i Kryetarit të Këshillit Gjyqësor ngriti shqetësime për ndikim të padrejtë politik.
LEXO: Partizimi i gjyqësorit në RMV, juristët: E papranueshme, politikanët nuk dinë ndarjen e pushteteve
LEXO: RMV, nuk ka hapa konkrete për përmirësimin e situatës së përzierjes së politikës në gjyqësor