Izet Mexhiti nuk e përjashton mundësinë që të garojë për Çairin
-Është opsion, tha zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, i pyetur nëse ka mundësi që ai të kandidojë për kryetar të komunës së Çairit në zgjedhjet lokale në tetor, përcjell TV21. Mexhiti tha se VLEN-i po bën analiza serioze dhe se në bazë të vlerësimeve, do të vendosin. “Vetë fakti që BDI…nuk e di a është […] The post Izet Mexhiti nuk e përjashton mundësinë që të garojë për Çairin appeared first on InfoShqip.com.

-Është opsion, tha zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, i pyetur nëse ka mundësi që ai të kandidojë për kryetar të komunës së Çairit në zgjedhjet lokale në tetor, përcjell TV21. Mexhiti tha se VLEN-i po bën analiza serioze dhe se në bazë të vlerësimeve, do të vendosin.
“Vetë fakti që BDI…nuk e di a është zyrtarisht, dëshiron të luajë…e ka luajtur edhe në shumë funksione, e luajti edhe për zgjedhje presidenciale, dhe dëshiron ta luajë Bujar Osmanin, është e qartë se me kandidatë të tjerë nuk është në lojë në Çair. Gazetarja: Ndërsa ju e keni me rëndësi Çairin? Po, Çairin e kam fituar dhe mendoj që sërish me qytetarët e Çairit do ta fitojmë Çairin. Gazetarja: Dmth kjo, nuk e përjashtoni mundësinë, më paralajmëroni që ju do të jeni kandidat? Po bëhen anketa serioze, analiza serioze dhe nuk vendos personalisht. Gazetarja: Megjithatë nuk e përjashtoni? Kur do ta shohim se kjo është në interes të VLEN-it, në interes të procesit, do të veprojmë, pa marrë parasysh nëse kemi leverdi ose jo. Nuk e përjashtoj asnjë mundësi”, theksoi Mexhiti në 24 Analiza.
The post Izet Mexhiti nuk e përjashton mundësinë që të garojë për Çairin appeared first on InfoShqip.com.