Incidentet me gazetarët gjatë zgjedhjeve, OSBE reagon me shqetësim

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar lidhur me incidentet e raportuara ndaj gazetarëve gjatë procesit zgjedhor të 11 majit. Në një deklaratë zyrtare, OSBE shpreh shqetësimin e saj për rastet e frikësimit dhe pengesave që gazetarët kanë hasur para, gjatë dhe pas zgjedhjeve. “Ritheksojmë rëndësinë jetike të lirisë së medias si një gur themeli […]

maj 27, 2025 - 18:30
 0
Incidentet me gazetarët gjatë zgjedhjeve, OSBE reagon me shqetësim

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar lidhur me incidentet e raportuara ndaj gazetarëve gjatë procesit zgjedhor të 11 majit.

Në një deklaratë zyrtare, OSBE shpreh shqetësimin e saj për rastet e frikësimit dhe pengesave që gazetarët kanë hasur para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.

Ritheksojmë rëndësinë jetike të lirisë së medias si një gur themeli i demokracisë”, thuhet në deklaratë, ku theksohet gjithashtu angazhimi i OSBE-së për të mbështetur përpjekjet në mbrojtje të gazetarëve dhe për sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe të hapur për median në Shqipëri.

Organizata shpreh gatishmërinë për të ndihmuar autoritetet shqiptare dhe aktorët relevantë në përmbushjen e angazhimeve ndërkombëtare në kuadër të OSBE-së, për të garantuar një hapësirë mediatike ku sundon liria e shprehjes dhe siguria e profesionistëve të medias.

Kujtojmë se, përveç pengesave sporadike gjatë procesit zgjedhor për të marrë informacion të plotë, gazetarët pas zgjedhjeve u përballën në një protestë të PD,  e cila kundërshtonte rezultatin e 11 majit, me presion dhe kërcënim nga deputetët demokratë dhe mbështetësit e tyre që merrnin pjesë në tubim.