Hyrja te parku nacional “Mali Sharr” do të jetë me pagesë

Të gjithë vizitorët të cilët me mjete motorike lëvizin në rrugët e lejuara brenda Parkut Kombëtar “Mali Sharr” do të paguajë prej 2 majit. Ky është vendimi i Institucionit Publik Parku Kombëtar Mali Sharr, transmeton Portalb.mk. “Nga data 2 Maj 2025, Institucioni Publik Parku Kombëtar Mali Sharr fillon me sistemin për hyrje me pagesë për […]

Prill 29, 2025 - 18:15
 0
Hyrja te parku nacional “Mali Sharr” do të jetë me pagesë
Stanet e Shipkovicës në Malin Sharr. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Të gjithë vizitorët të cilët me mjete motorike lëvizin në rrugët e lejuara brenda Parkut Kombëtar “Mali Sharr” do të paguajë prej 2 majit. Ky është vendimi i Institucionit Publik Parku Kombëtar Mali Sharr, transmeton Portalb.mk.

“Nga data 2 Maj 2025, Institucioni Publik Parku Kombëtar Mali Sharr fillon me sistemin për hyrje me pagesë për mjetet motorike në territorin e Parkut, duke dërguar SMS mesazh ose Skenimit të QR (kodit me përgjigje të shpejtë)”, raportoi nga Parku Nacional “Mali Sharr”.

Pagesa do të jetë falas për banorët e fshatrave që gjenden brenda Parkut, banorët e pronave private dhe personat juridik të regjistruar në territorin e Parkut.

Motoçikletat dhe veturat duhet të paguajnë 150 denarë, kombit dhe minibusët me 20 ulëse do të paguajnë 250 denarë, ndërsa autobusët dhe mjetet e rënda nga 450 denarë.