Haradinaj kujton të rënët e masakrav*e të Makocit dhe Hallaqit të Vogël

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët e masakrave të Makocit të Komunës së Prishtinës, dhe të Hallaqit të Vogël të Komunës së Lipjanit. Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se të rënët e kësaj toke janë dëshmia më e fuqishme se sa e shtrenjtë është liria. “Më 20 prill 1999

Prill 20, 2025 - 16:30
 0
Haradinaj kujton të rënët e masakrav*e të Makocit dhe Hallaqit të Vogël
haradinaj-kujton-te-renet-e-masakrav*e-te-makocit-dhe-hallaqit-te-vogel

haradinaj-kujton-te-renet-e-masakrav*e-te-makocit-dhe-hallaqit-te-vogel

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët e masakrave të Makocit të Komunës së Prishtinës, dhe të Hallaqit të Vogël të Komunës së Lipjanit.

Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se të rënët e kësaj toke janë dëshmia më e fuqishme se sa e shtrenjtë është liria.

“Më 20 prill 1999, vetëm në Makoc të Prishtinës, u masakruan 42 vëllezër e motra shqiptarë. Po atë ditë, në Hallaq të Vogël të komunës së Lipjanit, u martirizuan 20 civilë shqiptarë, prej tyre 3 nga vende të tjera”.

“Të rënët e kësaj toke janë dëshmia më e fuqishme se sa e shtrenjtë është liria. Sot, çdo përpjekje e jona për ndërtimin e vendit ka motiv heroizmin e luftëtarëve të lirisë dhe sakrificën sublime të martirëve tanë”, ka thënë Haradinaj