Frymë japoneze në Bibliotekën “Max van der Stoel”: 200 libra donacion për studentët
Biblioteka “Max van der Stoel” nga sot ka dyqind tituj të rinj, të cilët u dhuruan nga Ambasada e Japonisë përmes Fondacionit Nippon, raporton Portalb.mk. Ambasadorja e Japonisë në Maqedoninë e Veriut, Kawahara Setsukotha tha se grupi kryesor i synuar i këtij projekti janë studentët dhe hulumtuesit. “Përzgjedhja e librave ishte e menduar shumë […]


Biblioteka “Max van der Stoel” nga sot ka dyqind tituj të rinj, të cilët u dhuruan nga Ambasada e Japonisë përmes Fondacionit Nippon, raporton Portalb.mk.
Ambasadorja e Japonisë në Maqedoninë e Veriut, Kawahara Setsukotha tha se grupi kryesor i synuar i këtij projekti janë studentët dhe hulumtuesit.
“Përzgjedhja e librave ishte e menduar shumë mirë, duke ofruar tema të ndryshme si nga Japonia tradicionale dhe moderne, ekonomia, diplomacia, siguria, historia dhe filozofia deri te letërsia dhe manga. Mendoj se të gjithë mund të gjejnë libra që ju pëlqejnë”, tha Kawahara Setsukotha.
Drejtoresha e Bibliotekës “Max van der Stoel”, Elmedina Abullai tha se kjo u realizua si rezultat i bashkëpunimit me Ambasadën e Japonisë të cilët shërbyen si lidhëse midis Fondacionit Nippon i cili i dhuroi librat.
“Si rezultat kemi donacion prej 200 titujve të përkthyer nga japonishtja në anglisht, janë të gjithë tituj shumë të kërkuar dhe të shitur, mendoj se shumë do të ndihmojnë në programet tona studimore, janë të përzgjedhura në atë mënyrë që të mund të shfrytëzohen nga sudentët tanë të të gjitha fakulteteve që ne i kemi këtu”, tha Elmedina Abdullai.
Ky donacion është pjesë e projektit “Read Japan” i cili filloi në vitin 2008 me qëllim që të ofrojë kuptim të saktë mbi Japoninë në mbarë botën.