EVN propozon matësit inteligjentë, qytetarët shqetësohen për rritjen e shpenzimeve

Në një takim të zhvilluar në Komisionin Rregullator për Energjetikë (KRRE) u diskutua për zbatimin e Ligjit të ri për Energjetikë, me theks të veçantë në mënyrën e faturimit të The post EVN propozon matësit inteligjentë, qytetarët shqetësohen për rritjen e shpenzimeve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 24, 2025 - 19:15
 0
EVN propozon matësit inteligjentë, qytetarët shqetësohen për rritjen e shpenzimeve

Në një takim të zhvilluar në Komisionin Rregullator për Energjetikë (KRRE) u diskutua për zbatimin e Ligjit të ri për Energjetikë, me theks të veçantë në mënyrën e faturimit të energjisë elektrike, transmeton Flaka. Kompania EVN ka propozuar që vëmendja të përqendrohet te matësit inteligjentë, si pjesë e përmirësimit të procesit të faturimit. Megjithatë, pjesëmarrësit në takim vlerësuan se shpenzimet e propozuara në ligj do të rëndojnë mbi barrën e qytetarëve, duke sfiduar deklaratat e mëparshme të autoriteteve që pohonin të kundërtën.

Nga zgjidhjet e diskutuar dolën disa propozime, si: shënimi i qartë në faturë nëse vlerat e faturës bazohen në matje reale apo në vlera të përafërta; futja e faturave korrigjuese për të rregulluar diferencat; mundësia për vetëlexim të matësit me zbritje për konsumatorët që zgjedhin këtë opsion; si dhe zgjerimi i bllokut të parë të energjisë së lirë nga 210 në 270 kilovat orë.

Gjithashtu, u kërkua kthimi i kompetencës për përcaktimin e çmimeve te KRRE, si dhe sigurimi i furnizimit me energji elektrike të institucioneve publike përmes EMV-së me çmime më të favorshme.

Autoritetet synojnë që përmes këtyre ndryshimeve të përmirësojnë transparencën dhe drejtësinë në faturimin e energjisë elektrike, duke u përpjekur të minimizojnë ndikimin financiar mbi qytetarët. Flaka Media

The post EVN propozon matësit inteligjentë, qytetarët shqetësohen për rritjen e shpenzimeve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .