Durmishi: Një vit në shërbim të qytetarëve

“Sot shënojmë një vit nga marrja e përgjegjësisë për të drejtuar Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës. Gjatë kësaj periudhe, kemi punuar me përkushtim për të ndërtuar politika të qëndrueshme ekonomike, për të hapur mundësi të reja punësimi dhe për të përmirësuar kushtet për zhvillim të drejtë dhe gjithëpërfshirës”, ka shkruar ministri i ekonomisë Besar Durmishi, […]

qershor 23, 2025 - 23:15
 0
Durmishi: Një vit në shërbim të qytetarëve

“Sot shënojmë një vit nga marrja e përgjegjësisë për të drejtuar Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës. Gjatë kësaj periudhe, kemi punuar me përkushtim për të ndërtuar politika të qëndrueshme ekonomike, për të hapur mundësi të reja punësimi dhe për të përmirësuar kushtet për zhvillim të drejtë dhe gjithëpërfshirës”, ka shkruar ministri i ekonomisë Besar Durmishi, në rrjetet sociale me rastin e një vjetorit të Qeverisë.

“Ky vit ka qenë dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, komunitetin e biznesit dhe partnerët tanë institucionalë. Rezultatet janë të prekshme, por angazhimi ynë nuk ndalet këtu.

Faleminderit për besimin. Vazhdojmë me përkushtim dhe vizion për një ekonomi më të fortë dhe më shumë mundësi për të gjithë”, shkruan Durmishi.