Drejt çeljes së grupkapitullit 4, reagon Rama: Shqipëria nuk ndalet!

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar lidhur me dritën jeshile që mori Shqipëria  për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4. Përmes një postim në rrjetet sociale, Rama e cilësoi këtë zhvillim si një moment domethënës dhe dëshmi të progresit konkret të Shqipërisë drejt integrimit europian. Rama theksoi rëndësinë e katër kapitujve të përfshirë në […]

qershor 11, 2025 - 21:00
 0
Drejt çeljes së grupkapitullit 4, reagon Rama: Shqipëria nuk ndalet!

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar lidhur me dritën jeshile që mori Shqipëria  për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4.

Përmes një postim në rrjetet sociale, Rama e cilësoi këtë zhvillim si një moment domethënës dhe dëshmi të progresit konkret të Shqipërisë drejt integrimit europian.

Rama theksoi rëndësinë e katër kapitujve të përfshirë në këtë grupkapitull, që lidhen drejtpërdrejt me zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve:

Postimi i plotë i Ramës:

SHQIPËRIA NUK NDALET

Një tjetër hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE

Sot, më 11 qershor 2025, Shqipëria mori dritën jeshile për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4 – “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”.

Ky vendim i vendeve anëtare të BE konfirmon përgatitjen tonë dhe progresin konkret në rrugën drejt familjes europiane.

Kapitujt përfshijnë:

  • Politikat e transportit (Kapitulli 14),
  • Energjia (Kapitulli 15),
  • Rrjetet trans-europiane (Kapitulli 21),
  • Mjedisi dhe klima (Kapitulli 27).

Ky është një hap tjetër drejt Shqipërisë 2030, vend krenar i Bashkimit Europian