Arrestim në Batincë: U kap me armë dhe qindra fishekë në shtëpi
Sot (27 maj 2025), rreth orës 09:00 në fshatin Batincë të Shkupit, zyrtarë policorë nga Njësia për tregti të palejuar pranë SPB Shkup kanë arrestuar E.H. (53) nga i njëjti The post Arrestim në Batincë: U kap me armë dhe qindra fishekë në shtëpi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Sot (27 maj 2025), rreth orës 09:00 në fshatin Batincë të Shkupit, zyrtarë policorë nga Njësia për tregti të palejuar pranë SPB Shkup kanë arrestuar E.H. (53) nga i njëjti fshat, transmeton Flaka
Arrestimi u bë pas një kontrolli të kryer në shtëpinë dhe hapësirat e tjera që i përkisnin të dyshuarit, bazuar në urdhër të mëparshëm gjyqësor. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar tre pistoleta dhe 643 fishekë, që posedoheshin në mënyrë të paligjshme.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj E.H. do të ngritet kallëzim penal në procedurë të përshpejtuar për posedim të paligjshëm të armëve dhe municionit.
Policia vazhdon me hetimet për të zbuluar nëse rasti ka lidhje me rrjete më të gjera të tregtisë së paligjshme të armëve. Flaka Media
The post Arrestim në Batincë: U kap me armë dhe qindra fishekë në shtëpi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .